Kronikë

U fut në lumin Devoll, niset me urgjencë drejt spitalit 78-vjeçarja, dyshohet për probleme të shëndetit mendor

16:59 - 30.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 78-vjeçare u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës pasi u gjet në ujërat e lumit Devoll.




Shtetasja me inicialet B.M., mësohet se ka rrezikuar jetën duke u futur në ujërat e lumit Devoll, pranë aksit Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve të para, e moshuara dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Maliq/Informacion paraprak

Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Maliq, ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezikuar jetën, shtetasja B. M., rreth 78 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 78-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.