AKTUALITET

Osmani për CNN: Vuçiç po përdorë narrativën e Millosheviçit, ka partner kriminelin Radoiçiç

20:09 - 03.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit dhe se ai qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.




“Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit”, tha Osmani në CNN.

Për këtë Osmani tha se ka mjaft dëshmi,si pamje filmike po ashtu edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.

‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, tha Osmani.

Osmani, u shpreh se Milan Radoiçiç, është partneri kryesor Aleksandar Vuçiçit, edhe pse është pjesë e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Vuçiç po fshihet pas Milan Radojiçiçit”, tha Osmani.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.