AKTUALITET

Sulmi i 24 shtatorit në Veri të Kosovës, me ndrojtje dhe shpresë drejt normalitetit në Banjskë! Banorët: Presim të mbretërojë mirëkuptimi

22:10 - 04.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit po përpiqen t’i kthehen normalitetit, pasi një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës. Lëvizjet e banorëve janë të pakta në fshat, ndërsa shumë biznese nuk janë hapur. Policia vazhdon të jetë e pranishme në fshat, ashtu sikurse edhe ndjenja e pasigurisë dhe e ndrojtjes te qytetarët.




Edhe pse situata duket se po shkon drejt normales, banorët thonë se janë ende të tronditur.

“Ata (policët) nuk janë aty ku duhet të jenë. Pra, ata nuk janë të mirëseardhur këtu. Hallall ju qoftë atyre! Ata sillen me korrektësi, drejt dhe po e bëjnë pjesën e tyre të punës. Megjithatë, nuk kemi besim në ta dhe as nuk ndihemi të sigurt me ta. Fajtorë janë politikanët tanë dhe të tyre, të cilët nuk mund të cilët nuk po mund të merren vesh që të na e mundësojnë jetën e qetë. Nuk po munden…Ata nuk po kanë zgjidhje”, thotë Marko Nedelkoviq, banor i Banjskës.

Fshati Banjskë ka mbi 200 banorë. Transporti funksionon, por në rrugët e fshatit ka pak lëvizje.

Në qendër të fshatit, policia vazhdon të jetë e pranishme,. Herë pas here, ata janë klientëtë dyqanit të vetëm që është i hapur në këtë fshat.

Një banor vendas thotë se bashkëfshatarët e tij janë ende të tensionuar, por shpreson që jeta në fshat po shkon drejt normalizimit.

“Gjendja nuk është siç ka qenë. Me vetë faktin se këtu lëvizin persona të uniformuar dhe me armë, më nuk është sikur me armë. Por, konkretisht, unë pres dhe, natyrisht, shpresoj që gjendja të normalizohet, siç ka qenë më parë, të jetojmë mirë, të mbretërojë mirëkuptimi mes njerëzve, pavarësisht nacionalitetit”, ka thënë Radosllav Markoviq. banor i këtij fshati. /REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.