BLUETOOTH

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës, Madonna reagon ashpër: Imagjinoni sikur kjo t’iu ndodhte ju

17:45 - 09.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Madonna së fundmi ka reaguar ashpër në lidhje me luftën që po zhvillohet mes Palestinës dhe Izraelit.




Artistja ka shprehur mbështetjen e saj për këtë të fundit përmes një postimi në Instagram teksa tha se ajo që po ndodh në këtë vend është me të vërtëtë shkatërruese.

“Ajo që po ndodh në Izrael është shkatërruese. Të shikosh të gjitha këto familje dhe veçanërisht fëmijët duke u grumbulluar, sulmuar dhe vrarë në rrugë të ‘thyen’ zemrën. Imagjinoni sikur kjo t’iu ndodhte ju? Është e pakuptueshme. Konfliktet nuk mund të zgjidhen kurrë me dhunë. Fatkeqësisht, njerëzimi nuk e kupton dhe nuk e ka kuptuar kurrë këtë të vërtetë universale.”– tha Madonna.

Ndërsa vazhdoi: “Ne jetojmë në një botë të shkatërruar nga urrejtja. Zemra ime është për Izraelin. Për familjet dhe shtëpitë që janë shkatërruar. Për fëmijët që kanë humbur. Për viktimat e pafajshme që janë vrarë. Për të gjitha vuajtjet. Unë lutem për ju dhe le të lutemi të gjithë. Për Izraelin, për paqen.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.