BLUETOOTH

“Dasëm tradicionale”- Jori Delli flet për partnerin e saj Fred de Palma: Ai ka qenë ish-i im, u ndamë në janar kishte jete me probleme…

17:10 - 10.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja shqiptare, Jori Delli, ka qenë e pranishme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.




Bukuroshja e njohur ka shkëlqyer në tapetin e kuq, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania është pyetur për lidhjen me reperin italian, Fred de Palma.

Ajo thekson se Fred ka qenë ish-i dashuri i saj, me të cilin u pajtua sërish, pas ndarjes së fundit në janar.

“Fred de Palma ka qenë ish-i im, pastaj jemi ndarë dhe jemi rikthyer sërish. Jemi ndarë në janar. Jemi ndarë se kishim shumë arsye, ai kishte një jetë shumë të ndryshme, shumë probleme. Tashmë kemi gjetur një gjuhë të përbashkët. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Më tej ajo u shpreh se në të ardhmen planifikojnë dhe të bëjnë një dasmë me tradita.

“Jemi shumë tradicionalë të dy. Të dy duam që të martohemi. Martesa nuk është një gjë, është një gjë që mund të ndodh. Pres një propozim, pastaj një bebe. Po e dua”, vazhdoi ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.