AKTUALITET

Hakërohet Agjencia Informative “BalkanWeb”! Specialistët e IT po punojnë për rikthimin e faqes në normalitet

09:35 - 11.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia më e madhe informative në vend, Balkanweb është sulmuar nga hakerat. Sulmi nga hakerat është kryer gjatë natës së kaluar dhe kanë kaluar disa orë që faqja BalkanWeb nuk hapet për lexuesit e tij, të cilët janë me mijëra si brenda ashtu edhe jashtë vendit.




BalkanWeb iu kërkon ndjesë lexuesve të tij për këtë problem dhe siguron se specialistët IT po punojnë për rikthimin e faqes në normalitet.

Stafi profesionist i Balkanweb, pavarësisht problemit, vazhdon të punojë që në çdo moment që do të rifillojë puna, lexuesi të gjejë në faqe çdo informacion si nga vendi ashtu edhe nga bota.

BalkanWeb është agjencia më e madhe informative në vend dhe ndër të parat në Shqipëri, që në mënyrë profesionale e të pavarur është në shërbim të lexuesve në Shqipëri dhe jashtë saj, duke përcjellë për ta cdo informacion, analizë apo opinion për zhvillime dhe argumente të ndryshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.