AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Çeki, Balla thirrje tifozëve: Hiqni dorë nga flakadanët, lëndët piroteknike dhe aktet e dhunës

14:22 - 12.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak orë para ndeshjes Shqipëri-Republika Çeke, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bërë thirrje tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadium.




Balla u ka kujtuar tifozëve Kuq e Zi, masat ndëshkuese të UEFA-s më rast se përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike.

“Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”-shkruan Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.