AKTUALITET

“A thua se u djeg barku juve për vatanin”/ Balla i drejtohet opozitës: Jeni duke e përdorur Kosovën si instrument për të sulmuar Ramën!

13:59 - 12.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ironizuar opozitën e cila sipas tij nuk ka folur aspak për Kosovën por merren me deklarata politike duke përdorur kryeministrin Rama.




‘Nga inati i politikës së ditës po rreken ta përdorin situatën si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. U pa sot edhe në shumicën e folësve, njëri që kishte 10 minuta harxhoi 9 minuta duke folur për kryeministrin. A thua se këtyre u djeg barku për Kosovën dhe vatanin. A thua se s’ka këtu ndonjë që patriotizmin e përdor si maskë për të fshehur tradhtinë që u duket nga këtu deri në fund të sallës. Shqipëria është dhe ka qenë gjithnjë krah popullit të Kosovës. Këtë e kemi detyrim kombëtar e politik. Sa më lart të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më i madh do jetë mbështetja jonë për Kosovën’- tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.