BLUETOOTH

VIDEO/ “Mbani frymën njerëz”- Luiz Ejlli shfaqet me Armando Brojën para ndeshjes së Kombëtares: Futbollisti më i mirë që ka pas ndonjëherë Shqipëria

09:51 - 12.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare përballet nesër (12 tetor) në orën 20:45 në Air Albania me Çekinë, në takimin kualifikues të Euro 2024.




Ndërsa ende nuk dihet nëse sulmuesi Armando Broja do jetë pjesë e formacionit të kombëtares apo jo, fituesi i Big Brother Albania Vip, Luiz Ejlli, ka shpërndarë në rrjetet sociale një Instastory me Brojën, ndërsa i ka uruar këtij të fundit suksese në ndeshjen e nesërme.

“Mbani frymën njerëz, spektakli po fillon, nesër për magjinë tuaj i madhi Broja. A do shkëlqesh siç di vetëm ti?  Ky është futbollisti më i mirë që ka pasur ndonjëherë kombëtarja e Shqipërisë. Suksese nesër”, është shprehur Luizin në videon e publikuar ne Instastory.

Kujtojmë që Armando Broja është rikthyer mes të ftuarve te kombëtarja jonë pas një viti, për shkak se ai ka qenë i dëmtuar.

Broja po ashtu ka munguar edhe gjatë stërvitjes, pasi sulmuesi ka ndjerë shqetësime në gjurin e operuar dhe është preferuar që të mos rrezikohet, duke e lënë pushim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.