BLUETOOTH

“Kemi hedhur 6000 bomba në Gaza”- Izraeli bën bilancin e sulmeve ajrore ndaj Hamasit! OKB apel për 294 mln dollarë për të ndihmuar palestinezët

08:59 - 13.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli thotë se ka deklaruar se ka hedhur 6000 bomba, me peshë 4.000 tonë në objektivat e Hamasit në Gaza përgjatë gjashtë ditëve.




Forcat ajrore izraelite thanë se sulmet ajrore kanë goditur më shumë se 3.600 objektiva.

Zyra humanitare e OKB-së (OCHA) u shpreh se më shumë se 400.000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës dhe 23 punonjës të ndihmave janë vrarë që nga fillimi i sulmeve hakmarrëse izraelite në përgjigje të sulmit të së shtunës të Hamasit.

Agjencia nisi një apel për gati 294 milion dollarë për të ndihmuar 1.3 milion njerëz në Gaza dhe Bregun Perëndimor, nga të cilët gati gjysma për ndihmë ushqimore pasi furnizimet po mbarojnë.

Ndërkohë më shumë se 1.300 njerëz, përfshirë 222 ushtarë, janë vrarë në Izrael, sipas ushtrisë.

Shumica e tyre u vranë brenda një dite të vetme, kur luftëtarët e Hamasit depërtuan kufirin dhe sulmuan civilët izraelitë.

Një numër i madh pengjesh izraelitë dhe të huaj u kthyen në Gaza. Izraeli thotë se deri më tani ka identifikuar 97 prej tyre.

Sipas OKB-së, bombardimet izraelite kanë shkatërruar 11 xhami, kanë dëmtuar 90 shkolla, gjithashtu kanë shkatërruar 752 ndërtesa banimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.