BLUETOOTH

“Nuk jam fajtor që jam shqiptar”- Arrestohet në Greqi reperi i njohur: Më spiunuan për këngët patriotike! Kam qëndruar në komisariat gjithë natën

18:47 - 14.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur si Gold AG, Arian Agushi, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij një eksperiencë të pakëndshme që ka përjetuar në vendin fqinjë, ku ka treguar se është mbajtur për disa orë një komisariat nga policia greke.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar ndërsa ishte nisur në Greqi për një koncert është ndalur në Athinë gjatë kontrollit të pasaportave, dhe është mbajtur i mbyllur deri mëngjesin e sotëm (14 tetor).

Sipas këngëtarit, dikush e ka spiunuar për këngët e tij patriotike

“Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”, ka shkruar ai.

Gold AG iu ka kërkuar ndjesë fansave, ndërsa shton se kjo nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë dhe se kombësia e tij nuk përbën faj.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend”.

Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera.

Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan ai në postim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.