AKTUALITET

Fikja e dritave në Kuvend/ Petrit Vasili akuzon qeverinë: Po i bëhet atentat demokracisë

18:35 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas përjashtimit të 23 deputetëve të PD, të cilët bllokuan Kuvendin duke mos lejuar të zhvillohej një seancë normale.




Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky vendim i Kuvendit për t’i përjashtuar ligjvënësit demokratë është akti final i agonisë dhe një atentat ndaj demokracisë.

Sipas tij, “hajdutëritë e rilindjes te udhëhequr nga Rama jane zbuluar me dokumente dhe keta janë pashmangshmërisht afër burgut si kurrë me pare”.

Postimi i Petrit Vasilit

Bashkehajdutet e rilindjes në agoni dhe dëshpërim, përjashtojnë 23 deputete!

Që një bande hajdutesh parlamentare përjashtojnë deputetet e opozitës, që kërkojnë të behet llogaridhënie nga qeveria ndodh vetëm ne parlamentin e Edi Ramës.

Deviza e Ramës dhe deputetëve delenxhinj te tij është: “na lini te vjedhim pa u trazuar”.

Kjo bande qeveritare e organizuar, qe ka sulmuar kushtetutën dhe ka marre peng parlamentin po sillet si talebane e vërtetë.

Çdo vendim i tyre ashtu si edhe ky për përjashtimin e 23 deputeteve është një atentat tjetër ndaj demokracisë dhe parlamentit dhe një faj i rende me shume, qe meriton çdo shpagim.

Tashme banda rilindase me ne krye Ramen ka dale hapur dhe ka çuar ne ekstrem konfliktin sepse dëshpërimi dhe paniku nga dalja e te vërtetës ne shesh ja kërkon këtë gje.

Tashme hajdutëritë e rilindjes te udhëhequr nga Rama jane zbuluar me dokumente dhe keta janë pashmangshmërisht afër burgut si kurrë me pare.

Përjashtimi i 23 deputeteve është akti final i agonisë, qe paraprin fundin e kufomës politike Edi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.