Kronikë

Nuk deklaroi në kufi 30 mijë dollarët, e pëson keq 54-vjeçarja

15:39 - 26.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur procedimi penal për një 54 vjeçare në kuadër të goditjes së rasteve që nuk deklarojnë të hollat në kufi.




Shtetasja me inicialet S.TH. dyshohet se kishte në çantën e saj të dorës rreth 30 mijë dollarë kanadezë të padeklaruara.

Sipas Policisë Kufitare, “në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.”

Bëhet me dije, se gjatë kontrollit 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës “30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesja.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobus linje, me të cilin udhëtonte si pasagjere shtetasja S. Th., 54 vjeçe, banuese në Kanada.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 54-vjeçares iu gjetën në çantën e dorës 30 000 dollarë kanadezë të padeklaruara. Shuma e monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.