Producenti dhe DJ i njohur Goa Gil është ndarë nga në moshën 72-vjeçare në shtëpinë e tij në Kaliforni, pas betejës me kancerin.
Lajmi i trishtë u konfirmua nga familjarët e tij përmes një mesazhi të postuar në Instagram.
“Të dashur ndjekës, fjalët nuk mund të shprehin në mënyrë e duhur ndjenjat tona në këtë moment. Me trishtim ne ju njoftojmë largimin e Puri aka Goa Gil nga jeta”– shkruhej në deklaratë.
Në shkurt të këtij viti, Gil u transferua në Kaliforni për t’iu nënshtruar një procesi kimioterapie katër muaj e gjysmë, teksa u detyrua të anulojë të gjitha datat e turneut të tij për vitin 2023.
Në fund të muajin qershor, “kanceri i tij u kthye me një shkallë alarmante agresive”, sipas një postimi në faqen GoFundMe. Komplikimet e mëtejshme shëndetësore i penguan mjekët të kryenin ndonjë operacion ose të rifillonin kimioterapinë.
Gjatë 10 ditëve të fundit, Gil i kaloi ditët e tij të fundit në shtëpi në Kaliforni, i rrethuar nga të dashurit.
Një praktikues i jogës dhe kulturës psikodelike gjatë gjithë jetës së tij, Goa Gil lindi në Kaliforni dhe ishte pjesë e parë e lëvizjes kundërkulturës.
Ai përfundimisht u zhvendos në Amsterdam dhe më pas në Goa, ndërsa që atëherë, stili i muzikës elektronike të Goa Gil-it kontribuoi në krijimin e lëvizjes Goa trance, duke performuar dhe duke nxitur ‘psytrance’ në të gjithë botën, përfshirë Indinë.