Kryesore

Garda e Republikës pengon deputetin e opozitës të futet në Kryesinë e Kuvendit

12:18 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Garda e Republikës ka penguar deputetin e opozitës, Edmond Spaho të futet në Kryesinë e Kuvendit!




Edmond Spaho mbërriti në Kryesinë e Kuvendit për të qenë në mbledhjen e grupit, por nuk u lejua nga Garda të futej brenda godinës.

Deputeti Spaho është i përjashtuar nga jeta parlamentare, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës që e dënoi me 10 ditë pas kaosit të krijuar në Kuvend.

Edmond Spaho do të merrte pjesë në mbledhjen e grupit Parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi.

Mbledhja mësohet se do të mbahet sot (13 nëntor) në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu edhe disa ditë më parë deputetet e përjashtuar të opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione.

Disa prej tyre u futën brenda godinës duke kaluar nga dritaret e Kuvendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.