LAJMI I FUNDIT

Shkencëtarët zbulojnë pse vera e kuqe shkakton dhimbje koke edhe në sasi të vogla

18:47 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko, besojnë se kanë gjetur një shpjegim përse edhe sasitë e vogla të verës së kuqe mund të shkaktojnë dhimbje koke.




Studiuesit amerikanë raportuan se dhimbja e kokës shkaktohet nga flavonoidet fenolike, përbërës që gjenden në farat dhe membranën e kokrrave të rrushit që i japin ngjyrë dhe shije verës së kuqe. Nivelet e flavonoideve mund të jenë dhjetë për qind më të larta në verërat e kuqe sesa të bardha, zbulon hulumtimi.

Gjatë pirjes së verës, alkooli metabolizohet në dy hapa – i pari është ndryshimi i alkoolit në formën e etanolit në acetaldehid, ndërsa i dyti shndërron acetaldehidin në acetat.

Një nga studiuesit, profesor Andrew Waterhouse, kreu një studim laboratorik të disa përbërësve të gjetur në verën e kuqe.

Një prej tyre është flanavol kuercetina, e cila gjendet ekskluzivisht në verën e kuqe. Në trup, ai shndërrohet në glukuronid kuercetin (një përbërës glikozidik i acidit glukuronik) i cili është përgjegjës për akumulimin e acetaldehidit toksik në trup dhe shkakton dhimbje koke, nauze dhe djersitje.

Shkencëtarët shpresojnë që së shpejti të jenë në gjendje të testojnë teorinë në një studim klinik të fokusuar në atë se si verërat e kuqe me nivele të ndryshme të kuercetinës ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kokës, ose te individët më të ndjeshëm, migrenës. Rrezet e diellit, besojnë studiuesit, rrisin nivelet e kuercetinës në rrush dhe frutat që rriten të ekspozuara ndaj diellit kanë nivele pesë herë më të larta të substancës në krahasim me rrushin e tjerë.

“Mund të jetë shumë e dobishme për njerëzit që konsumojnë verë të kuqe të jenë në gjendje të zgjedhin një verë që nuk shkakton dhimbje koke. Gjithashtu, hulumtimi ynë mund të jetë i dobishëm për prodhuesit e verës në reduktimin e kuercetinës në rrushin e tyre”, tha Maurice Levin, drejtor i qendrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.