Kryesore

“Dëgjoja fjalën Presidentes”/ Rama mesazh Kurtit përmes Vjosa Osmanit: Është e rëndësishme të jemi bashkë

12:31 - 23.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh homologut kosovar, Albin Kurti përmes presidentes Vjosa Osmani.




Në Forumin për Diasporën që zhvillohet në Tiranë, Rama u shpreh se dita e alfabetit, data 22 nëntor, duhet të jetë festë kombëtare në Shqipëri dhe i kërkoi Vjosa Osmanit që t’ia japë si sugjerim kryeministrit të Kosovës.

“Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se është e rëndësishme të jenë bashkë dhe të ndimojnë njëri-tjetrin.

“Rëndësia e madhe është që ne të jemi bashkë të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri.

Është dita që dita e alfabetit e gjuhës që na bashkon të gjithëve të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet.

Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha kryeministri Edi Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.