LAJMI I FUNDIT

“Miku” më i mirë kundër diabetit, ja vlerat ushqimore të limonit. Si ta përdorni për të përfituar të mira në shëndetin tuaj

12:06 - 01.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Limoni është përdorur prej kohësh për trajtimin e diabetit të tipit 2. 




Sipas kësaj së fundit, limoni është padyshim miku më i mirë i një diabetiku, por kjo agrume e shëndetshme nuk mund të konsiderohet si kurë shëruese, pasi patjetër duhet të merren mjekimet nga mjeku.

Vlerat ushqimore të limonit

Limoni ka të njëjtën sasi vitamine C si portokalli.

Një diabetik ka nevojë për shumë vitaminë C, sepse kjo e fundit ul nivelet e sheqerit në gjak dhe minimizon luhatjet e tij.

Kur vjen puna tek sheqeri limoni dallon nga agrumet e tjera.

Sasia e sheqerit tek limoni është sa një e treta e sheqerit tek portokalli, ndonëse të dy frutat kanë të njëjtën sasi karbohidratesh.

Limonët dhe diabeti

Shoqata të ndryshme botërore kundër diabetit, e rendisin limonin në listën e ushqimeve më të mira për diabetikët.

Sipas të dhënave, kjo renditje i atribuohet vitaminës C dhe fibrës.

Ekspertët thonë se fibra ul nivelin e sheqerit në gjak. Ajo gjithashtu ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ndihmon për rënien nga pesha.

Vitamina C nga ana tjetër është një antioksidant i domosdoshëm që mbron qelizat nga radikalet e lira.

Diabetikët kanë nivele të ulëta të vitaminës C në trup.

Për pasojë, studiuesit thonë se diabetikët duhet të konsumojnë më shumë limon gjatë ditës.

Vitamina C tek limoni jo vetëm që ul sheqerin në gjak por edhe trigliceridet dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Limoni ka një nivel të ulët glicemie dhe përpos të tjerave ai mund të ulë nivelin e glicemisë të ushqimeve të tjera.

Për më tepër, limoni përmban shumë antioksidantë që kanë si objektiv eliminimin e inflamacionit në trup.

Mënyrat më të mira për shfrytëzimin e limonit janë duke pirë ujë me lëngun dhe fetat e tij ose duke e përzier me vaj ulliri dhe duke e përdorur në gatime e sallata./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.