Kryesore

“I paarritshëm në të gjitha rolet”- Ndarja e jeta e Mirush Kabashit, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun e skenës

11:01 - 05.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pa vdekjes së aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi, i cili u nda jeta ditën sotme (5 dhjetor), në moshën 75-vjeçare.




Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, tek shkruan se “Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha u ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, tek shkruan se “Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë”.

Ai e ka cilësuar Kabashin si “të paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona”.

“Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Reagimi i Berishës

Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës  dhe filmit mbylli sytë përgjithmon. Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interperetimet në filma dhe teatër të mbi 100  personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar. I paarriteshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona. Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

Duke shprehur mirënjohjen më të pakufijshme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit q” shpirti e tij të gjej paqen e merituar. Amin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.