Ish-kryeministri Sali Beisha, ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen ditën e sotme në Muzeun Kombëtar, në nder të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.
Në një prononcim për mediat, Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerin, ndërsa theksoi se Mirush Kabashi u largua si Sorkat i kësaj kohe.
“Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret, në skenë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Erdha për të shprehu së bashku më Besnik Mustafajn mirënjohjen, admirimin e pakufishëm për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashin. Por, për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimi që la për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse.
Ai ishte mbret, në skenë. Ndoshta, ose askush tjetër nuk arriti së sublimohet në interpretimet e tij, në personazhet që mori përsipër. Ai, u largua si Sorkat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe në atë ndërkombëtare. Ngushëllime më të ndjera familjes.