Kronikë

EMRI/ I përfshirë në vrasjen e porositur të Liridona Ademajt, policia e Kosovës arreston një tjetër person

19:59 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër shtetas, të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Lirdiona Ademajt më 29 nëntor.




Sipas Sinjalit, i arrestuari, Tomë Dodaj dyshohet se i ka siguruar armën e krimit, vrasësit, Granit Plava.

Më parë në lidhje me këtë ngjarje, u vunë në pranga, bashkëshorti Naim Murseli, i cili porositi vrasjen, Granit Plava, autori i vrasjes dhe Kushtrim Kokalla, nipi i Naim Murselit.

Ata janë dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, në mase të paraburgimit.

Çfarë ndodhi më 29 nëntor?

Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ata ishin duke u kthyer në shtëpi pasi kishin dalë për darkë, ndërsa pranë shpisë e del përpara një person me armë, i cili i kërkon të japë çfarë kishin me vete, në këtë moment Naim Murseli merr dy fëmijët dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa autori qëllon për vdekje Liridonën në makinë.

Vrasje me porosi

Detajet e para të natës tragjike morën kthesë sot kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e viktimës.
Bashkëfshatori i Naim Murselit, Granit Plava ishte i pari që pranoi në polici se për vrasjen e kishte porositur Naimi dhe i kishte premtuar 30 mijë euro, 15 prej të cilave ia kishte dhënë para krimit dhe 15 të tjera do t’ia jepte pas krimit.

Një gjë të tillë e pranoi më vonë edhe vetë Naim Mursel, pa treguar shkaqet se pse e bëri një gjë të tillë.

Sipas dyshimeve të familjarëve, shkak mund të ketë qenë, shumë e madhe që i garantonte siguracioni që Liridona kishte në Suedi, në rast të një tragjedia, si ajo që ndodhi, shumë e cila kapte vlerën e 20 milion eurove.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.

Ndërkohë ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokolla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.