Kronikë

Grabitja e armatosur e shtëpisë në Tiranë/ Mësohen detaje të reja, hajdutët shkëmbyen zjarr me policinë

20:33 - 09.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me grabitjen e dështuar me armë zjarri në Tiranë, në një banesë në fshatin Prush.




Mësohet se autorët pas përplasjes me armë zjarri me policinë kanë mundur të arratisen. Policia u është vënë në ndjekje, ndërsa bëhet me dije se ata janë arratisur me një mjet tip ‘Audi’ ngjyrë të bardhë, me targa të vjedhura, në drejtim të Liqenit të Thatë.

Kujtojmë se autorët kishin shkuar për të grabitur një banesë, por pronarët sapo i kishin parë, kishin lajmëruar policinë.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, autorët kanë qëlluar në drejtim të efektivëve, dhe këta të fundit u janë përgjigjur me të shtëna.

Nga përplasja me armë nuk raportohet për të lënduar. Pritet njoftimi i policisë në lidhje me ngjarjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.