Kryesore

“Nuk i përgjigjem një të sanksionuari”- Berisha reagon pas deklaratës së të dërguarit me punë të SHBA: Nuk i komentoj fjalët e tij. Rruga e vetme është…

14:08 - 11.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët është pyetur edhe për deklaratat e të ngarkuarit me Punë të SHBA, David Wisner, i cili në një intervistë për Gazetën Panorama, nuk pranoi të komentonte sulmet që Sali Berisha i bën SPAK, duke e quajtur ish-kryministrin “një të sanksionuar”.




Po ashtu edhe Berisha, nuk pranoi të komentonte deklaratat Wisner, duke u shprehur se ka një rrugë si ai mund të “shkrijë” marrëdhëniet me SHBA, dhe sipas tij, “e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për çka flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen e plotë të problemit”.

Ndër të tjera Berisha tha se, intervista e Wisner për Gazetën Panorama “ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë”.

Berisha: Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, ku ai shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non grata. Që këtu mua nuk më takon të komentoj këtë problem. Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për çka flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen e plotë të problemit.

Siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë

Ju e vutë re, riktheu termin anglo amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha. Pse them unë e mori nga libri dhe jo nga realiteti. Qeveria britanik nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë. Qeveria britanike dërgoi juriste të shkëlqyer. Erdhën panë se çfarë ishte, kuptuan se ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.