![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Reperi i njohur shqiptar, Lumi B dhe bashkëshortja e tij Miranda së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë çifti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara në Instagram, duket barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së Lumi B e cila shkruan “Baby”, ndërsa në barkun e Lumi B shkruhet “Beer”, ose në shqip, birrë.
“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë që një i vogël do të bashkohet me ne së shpejti. Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”- ka shkruar ajo krahas fotove të ëmbla.
Lumi B dhe Miranda janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Blin.
Shfaq Komentet (0)