Kryesore

Nga dietat ushqimore tek shpeshtësia e s*ksit, ja çfarë sugjerojnë urologët për shëndetin e prostatës

19:34 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fati i pashmangshëm për shumicën e meshkujve është beninj hiperplazia ose hipertrofia e prostatës.




Rritja e madhësisë së gjëndrës së prostatës, një proces që normalisht fillon nga mosha 35 vjeç dhe zhvillohet me një ritëm të ndryshëm, mund të sjellë pengesa në jetën e përditshme të të sëmurëve, të shkaktojë çrregullime të urinimit si nokturia dhe ndjenjën e zbrazjes jo të plotë dhe të shtatëfishojë shanset për mosfunksionim erektil.

Sipas kirurgëve urologjik,  ka shumë trajtime farmaceutike dhe kirurgjikale ose minimalisht invazive për sëmundje beninje, por edhe hapa të tjerë që çdo njeri mund të bëjë në çdo fazë të jetës së tij për të mbajtur prostatën sa më e shëndetshme.

  1. Stërviteni si çdo muskul tjetër

Prostata është një gjëndër e rrethuar nga indi lidhor që përmban shumë fibra të muskujve të lëmuar, ind elastik dhe lidhës. Këto fibra muskulore janë në thelb muskujt e tij që e shtyjnë spermën gjatë derdhjes dhe sigurohen që urina të mos përzihet me spermën. Si çdo muskul, prostata ka nevojë për stërvitje, shpjegon eksperti, duke preferuar seksin si një opsion ideal apo edhe vetëkënaqësi.

Sipas tij, ka studime që tregojnë se derdhja e shpeshtë i lejon prostatës të largojë substancat që janë potencialisht infektive dhe të rrezikshme për prostatitin ( inflamacion i prostatës), i cili gjithashtu mund të lidhet me tumorigjenezën.

  1. “Po” biçikletës

Ashtu si me çdo formë ushtrimi pasi aktiviteti fizik ka qenë i lidhur me shanse më të ulëta të hiperplazisë simptomatike të prostatës. Përmirëson shëndetin, forcon muskujt e legenit dhe ndihmon për të mbajtur një peshë të ulët. Nëse nuk bëni biçikletë, atëherë do t’ju ndihmojnë edhe ecja e rregullt, noti, tenisi ose çiklizmi. Të shpenzosh më shumë kohë në divan ka efektin e kundërt.

  1. Më shumë perime, më pak mish

Shumë studime sugjerojnë se një dietë e ulët në yndyrë, bulmet dhe mish të kuq dhe e lartë në fruta, perime dhe proteina pa yndyrë si peshku, mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të një prostate të zmadhuar apo edhe të zvogëlojë rrezikun e hiperplazisë në radhë të parë.

Mishi i kuq i përpunuar mbetet armiku numër një i shëndetit të prostatës për shkak të lidhjes së tij me inflamacionin. Sipas kirurgut, ka studime që tregojnë se vegjetarianët kanë një rrezik më të ulët të problemeve të prostatës.

Thuaju po ushqimeve me vitamina dhe minerale ( p.sh. beta-karoteni, likopeni, vitamina C) që konsiderohen aleatë të prostatës, si karotat, domatet, spinaqi, patatet e ëmbla, brokoli, portokalli, pjepëra dhe kivi

  1. Kujdes nga alkooli

Alkooli është problemi më i zakonshëm tek meshkujt me hiperplazi beninje të prostatës, shpjegon studiuesi. Nuk pretendohet të hiqni dorë, por sugjerohet ta konsumoni ë sasi të pakta, dhe jo vonë natën.

Krahas alkoolit, në pijet me efekt diuretik që do të intensifikojnë çrregullimet e urinimit, eksperti tërheq vëmendjen te kafeja, çaji dhe pijet e gazuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.