Kronikë

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari

11:04 - 17.12.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar emigrantë nga vendet të treta kundrejt shifrave prej 500 eurosh për person.




Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”.

Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Njoftimi:

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 22-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Stacioni”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. D, 22 vjeç, banues në Dukagjin, Shkodër.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.