Kronikë

Të shtëna më armë zjarri në Shkodër/ Qëllohet 4 herë ndaj një personi, autori lëvizte me biçikletë! I plagosuri në gjendje kritike për jetën

09:21 - 18.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm (18 dhjetor) në Shkodër, në zonën e këmbimit valutor,  ndërsa mësohet se është plagosur një person.




News24, raporton se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa thuhet se ndaj tij është qëlluar katër herë me armë zjarri.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.