Kryesore

Kura e fortë kundër reumatizmës, mbipeshës dhe sinozitit, ja si ta përgatisni dhe përdorni

08:26 - 22.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo ditë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve. Hudhra është përbërës i shumë kurave natyrale.




Kura e mëposhtme ka dy përbërës. Sipas të dhënave, ajo konsiderohet shumë efikase kundër reumatizmës, aterosklerozës, problemeve me shikimin, mbipeshës, sinozitit e të tjerë.

Mënyra  e lehtë e përgatitjes së kurës është si më poshtë:

Përbërësit:

  • 250 ml alkol i pijshëm (40 gradë) ose raki.
  • 350 gramë hudhër.

Përgatitja:

  • Qërojini hudhrat dhe hidhini në një kavanoz.
  • Shtoni alkolin dhe mbylleni kavanozin me kapak.
  • Mbajeni në frigorifer për 10 ditë.
  • Pas 10 ditësh filtrojeni lëngun dhe mbajeni në frigorifer për 3 ditë të tjera.

Si duhet përdorur kura

Për përdorimin e tretësirës duhet të përdorni një pikatore. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ditën e parë, përpara se të hani mëngjes duhet të merrni një pikë, më pas dy pika përpara drekës dhe tre pika përpara darkës.

Ditën e dytë, duhet të merrni 4 pika përpara mëngjesit, 5 përpara drekës dhe 3 përpara darkës.

Ditën e tretë duhet të konsumoni 7 pika përpara vaktit të parë, 8 pika përpara drekës dhe 9 pika përpara darkës. Në ditën e katërt duhet të merrni 10 pika përpara mëngjesit, 11 përpara drekës dhe 12 përpara darkës.

Ditën e pestë duhet ta rrisni dozën në 13 pika përpara mëngjesit, 14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës. Në ditën e 6-të duhet të merrni 15 pika përpara mëngjesit  14 pika përpara drekës dhe 15 pika përpara darkës.

Në ditën e 7-të duhet të merrni 12 pika përpara mëngjesit, 11 pika përpara drekës dhe 10 pika përpara darkës. Në ditën e tetë duhet të merrni 9 pika përpara mëngjesit, po aq përpara drekës dhe 7 pika përpara darkës.

Në ditën e nëntë duhet të merrni 6 pika përpara mëngjesit, 5 pika përpara drekës dhe 4 pika përpara darkës. Në ditën e fundit merrni tre pika përpara mëngjesit, 2 pika përpara drekës dhe një pikë nga tretësira përpara darkës.

Nëse vuani nga sëmuundje kronike rekomandohet konsulta me mjekun para përdorimit./AgroWeb.org


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.