LAJMI I FUNDIT

Nuk është i paprekshëm, Roma mund të “divorcohet” me sulmuesin

19:09 - 27.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andrea Belotti nuk është i paprekshëm. Sulmuesi i njohur italian ka një kontratë deri në vitin 2025 me Romën, por një ofertë e mirë për klubin kryeqytetas do fuste në mendime drejtuesit.




30-vjeçari, në sezonin e kaluar pati shifra katastrofike. Në 30 ndeshje të luajtura në Serie A, Belotti nuk gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës. Futbollisti u bë pjesë e Romës në vitin 2022, pas një eksperience të gjatë në Torino te skuadra e Torinos.

 

Një tjetër lojtar që mund t’i japë duart Romës është Zeki Celik, mbrojtësi 26-vjeçar. Çështje të tjera me peshë pritet të zgjidhen në shtëpinë e klubit të Serie A, e për më shumë na duhet të presim merkaton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.