LAJMI I FUNDIT

Do të paguhet 800 mijë euro në sezon për 4 vite, blerja më e re e Milanit do të debutojë në Kupë

10:02 - 09.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filipo Terraçiano është përforcimi i dytë, pas Matteo Gabbia, i merkatos së dimrit të Milanit. Mbrojtësi dje në mëngjes iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën “La Madonnina” në Milano dhe më pas kaloi testin e aftësisë për punë. Pasdite, në “Casa Milan”, nënshkroi kontratën që do ta lidhë më “djallin” deri në vitin 2028. Falë këtij akordi ai do të paguhet me 800 mijë euro në sezon.




Terraçiano vjen nga Verona për 4.5 milionë euro plus 1.5 milionë bonuse, përveç 10% në rast rishitjeje të ardhshme. 20-vjeçari ka zgjedhur të mbajë fanellën me numrin 38.

Pavarësisht moshës shumë të re, te Verona bëri përshtypje me qëndrueshmërinë e tij, duke grumbulluar njëzet paraqitje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe duke ndjekur në një farë mënyre gjurmët e të atit Antonio, shok skuadre me Stefano Piolin si në qytetin e Romeos dhe Zhulietës, ashtu edhe te Fiorencuola në Serinë C.

Duke u rikthyer te blerja më e re e “djallit”, që nga sot ai do të stërvitet me shokët e tij të rinj, ndërkohë që nesër në Kupën e Italisë ndaj Atalantës do të jetë në stol dhe me mundësi konkrete debutimit pas dëmtimit të Florencit.

KARAKTERISTIKAT – Milani kishte dy vjet që e ndiqte. Ai mund të mbulojë disa role në mbrojtëse pasi di të luajë në të dyja korsisë, por edhe në mesfushë në rast. Është profili i një të djaloshi që ka luajtur shumë dhe që ka fizikun e duhur (186 centimetra) për karakteristikat e lojës së Milanit.

Te Milani janë të kënaqur për blerjen e tij sepse përputhet në të gjitha aspektet me atë që kuqezinjtë kanë kërkuar në merkato, pra talent dhe kosto të ulët me hapësirë të madhe rritjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.