Kryesore

“Këto ditë temperatura do të ulen deri në -7 gradë”/ Sinoptikania jep parashikimin e motit për këtë javë: Ja kur do të përmirësohen kushtet atmosferike

12:23 - 10.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse jemi në ditët e para të janarit, duket se termometri do të shënojë si temperatura më të ulëta -6 deri në -7 gradë.




Në një komunikim për News24 meteorologia Lajda Porja u shpreh se ky dimër është relativisht i ngrohë dhe se sot termometri ka shënuar -6.5 gradë në qarkun e Dibrës dhe rreth -5 gradë në qarkun e Korçës.

Sipas saj pritet që në orët në vijim temperaturat të ngjiten në 13 gradë, ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare edhe sot shënojnë temperatura të larta.

Sipas Porjas, nesër dhe pasnesër do të ketë rritje të temperaturës, por në fundjavë do të ketë sërish ulje. Kështu në zonat malore në fundjave termometri pritet të shënojë -6 ose – 7 gradë.

Sakaq, pas datës 15 janar pritet që të këtë përmirësim të dukshëm të temperaturave.

“Nuk ka sinjale për ndonjë fenomen ekstrem, por sinjalet tregojnë se jemi në kushte normale, dhe madje do kemi temperatura më të larta në pjesën e dytë të janarit. Mund të kemi ndonjë episod që mund të zgjasë 3 ose 4 ditë. E konsiderojmë një dimër të ngrohtë”, u shpreh Porja për News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.