BOTA

“Ishte momenti deciziv për ndërhyrjen e ndërkombëtareve”/ Masakra e Reçakut, eksperti i sigurisë: Meritën kryesore e ka…

15:59 - 15.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në një lidhje live në Panorama TV, foli për masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 25 vite më parë në Kosovë, ku vranë 45 njerëz të pafajshëm.




Elezi shprehet se kjo masakër ishte një nga masakrat që bëri më së shumti jehonë për shkak të denoncimit që bëri ambasadori amerikan, William G. Walker.

“Masakra e Reçakut është një nga masakrat që mori jehonë të madhe, pas deklarimit të ambasadorit të SHBA, i cili e pa nga afër masakrën.

Në atë ishte një rast i mirë për Kosovën, pasi ambasadori mund t konfirmonte atë qe kishte parë dhe atë beri. Opinioni ndërkombëtar kishte kuptuar nga afër se çfarë kishte ndodhur dhe kishte mobilizim të madh.

Ishte një moment i rëndë, gra e pleq të masakruar. Pamje që na kishte dëshpëruar jo vetëm neve, por të gjithë botën, por po ishte një moment deciziv për nisjen e bombardimeve nga NATO”, u shpreh ai.

Masakra e Kaçanikut

Eksperti tregon dhe një tjetër masakër e cila gjithashtu ka qenë ndër më të rëndat të kryera nga Serbia, e cila ka ndodhur pas 24 marsit, kur nisën bombardimet e NATO, në një fshat të Kaçanikut.

“Në komunën e Kaçanikut, mbi 40 persona, gra, fëmijë, pleq, ishin futur në një pus të gjallë dhe më pas hodhën granata. Kjo ka qenë pas 24 marsit.

Kjo mund të ketë qenë masakra më e rëndë pas kësaj të Reçakut” tha Elezi.

Fshehja e masakrës

Ashtu si shumë masakra të tjera, Serbia tentoi të fshehë edhe këtë masakër, por edhe në këtë rast ishte meritë e ambasadorit Ëalker, sqaron Elezi.

“Në atë rast kishte dhe një rast tjetër ku u vranë 20 burra, të cilët kishin bërë përpjekje për të shpëtuar këto gra dhe fëmijë, të paarmatosur.

Mund të themi se masakra e Reçakut ishte një mesazh për të gjithë botën demokratike, se cfarç ishte në gjendje të bënte Millosheviçi, masakra që i kishte bere edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Serbia kishte arritur të fshehë këtë masakër, ashtu si shumë masakra të tjera. Duhet të jemi mirënjohës ambasadorit amerikani cili përkundër presionin nga Serbia, erdhi në vendin e ngjarjes”, theksoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.