Kosova

Po udhëtonin përmes Serbisë, sulmohen dy autobusë pasagjerësh nga Kosova

20:12 - 28.01.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy autobusë të një kompania udhëtimi në Kosovë janë sulmuar me gurë në Serbi.




Mësohet se nga ngjarja nuk ka  persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfaqësuesi i kompanisë së udhëtimeve që ra pre e sulmeve ka thënë për Gazetën Express se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mundur me i gjet ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, ka thënë zyrtari i kompanisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.