Kronikë

I shpallur në kërkim për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, arrestohet 30-vjeçari

12:02 - 08.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ishte në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë i koduar “Tempulli 2”, duke e çuar kështu numrin e të arrestuarve në 51.




I riu ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shkon 51 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, në nivel qarku.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin P. B., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.