Kronikë

Tmerr/ Djali i pret babait kokën dhe duart me sharrë elektrike, e fshehu krimin dhe telefonon policinë pas 48 orësh: Ejani se e vrava!

21:42 - 18.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë babait të tij 77-vjeçar, kokën dhe duart me sharrë elektrike.




Mediat greke raportojnë ka qenë vetë 46-vjeçari ai që ka raportuar krimin gjatë orëve të para të së djelës, ndërkohë që vrasja duket se ka ndodhur dy ditë më parë.

“Ejani sepse e vrava”, mësohet t’u ketë thënë ai autoriteteve policore.

Dyshimet janë se autori i ngjarjes së rëndë ka pasur probleme të shëndetit mendor, por se një gjë e tillë nuk është vërtetuar ende nga ekzaminimet mjekësore.

Pas raportimit të krimit, 46-vjeçari tentoi të vriste veten duke u vetëvarur, por u shpëtua nga oficerët e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.