Kronikë

Mjegulla e dendur shkakton përfshirjen në aksidente të 30 makinave. 15 persona të lënduar, dy në gjendje të rëndë

13:05 - 19.02.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjegulla mëngjesin e sotëm shkaktoi një seri aksidentesh në autostradën A1 në shtrirjen midis Piacenza-s dhe Parmës, me të paktën 30 automjete të përfshira.




Agjencia e lajmeve ANSA raporton se 15 persona janë lënduar, duke theksuar se dy ndodhen në gjendje të rëndë.  Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin Maggiore në Parma.

Nga ana e policisë rrugore janë kryer disa patrulla, ndërsa mësohet se seksioni i A1 Piacenza-Parma u mbyll në të dy drejtimet.

Në seksionin e mbyllur kompania raporton trafik në drejtim të Bolonjës dhe të paktën shtatë kilometra radhë në drejtim të Milanos. Stacionet e Basso Lodigiano, Fiorenzuola dhe Fidenza mbeten të mbyllura në hyrje dhe në të dy drejtimet.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.