Kronikë

I dënuar me 4 vite burg në Shqipëri, arrestohet në Itali 34-vjeçari i shpallur në kërkim

09:50 - 05.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, ka rënë në prangat e policisë italiane.




Sipas raportimeve nga mediat italaine, mësohet se ai është gjetur në një banesë në Trastevere dhe duhet të vuajë dënimin me 4 vite burg në vendlindje.

Ditët e fundit, ndaj tij kishte mbërritur nga Shqipëria dosja për dënimin me 4 vjet burg për veprën e falsifikimit të dokumenteve.

Pas kësaj, Gjykata e Apelit Leçe ka dhënë masën e sigurimit në burg, duke deleguar për ekzekutim agjentët e Policisë së Shtetit.

34-vjeçari u gjet nga hetuesit e rrethit XI San Paolo në shtëpinë e një të njohuri, në një apartament në Trastevere. Pas akteve formale, burri u dërgua në burgun Regina Coeli në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sakaq mësohet se po hetohet nga hetuesit edhe pozicioni i personit që priti të kërkuarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.