Kronikë

Plagosja në Pogradec/ Gjykata cakton masën “Arrest me burg” për tre të pandehurit, mes tyre edhe i lënduari, Altet Jolldashi

10:52 - 05.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Korçës ka caktuar sot masat e sigurisë ndaj tre personave të përfshirë në një konflikt në Pogradec, ku mbeti i plagosur dhe njëri prej tyre,  Alted Jolldashi.




Mësohet se Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashin.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 2 mars dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë ka qenë Jolldashi që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjut.

Por, sipas të vëllait të Altet Jolldashit, ky i fundit nuk ka qëlluar, por është plagosur 4 herë, në dorë, këmbë, shpatull dhe në gjoks.  Ai shprehet se policia në Pogradec po mbron Deis Mekon, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.

Ndër të tjera i vëllai i Altet Jolldashit tha se Deis Meko me persona të tjerë, pajisur me maska e armë e kanë qëlluar edhe më herët vëllanë e tij, por efektivët e Pogradecit nuk kanë marrë masa, pasi sipas tij ai i ka korruptuar.

“E ka qëlluar katër herë, rrezikoi dhe fëmijët aty pranë”- Plagosja e Alted Jolldashit në Pogradec, flet i vëllai: Deis Meko mbrohet nga policia


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.