Aktualiteti

EMRI/Përpunonte lëndë narkotike në banesë duke e ndarë në doza, arrestohet 53-vjeçari. Ja çfarë u sekustrua

10:08 - 13.03.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 53-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ardi Rexhepi, i cili në banesën e tij përpunonte lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Sakaq, blutë kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Përpunonte në banesë, lëndë narkotike, duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 53-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa në formë boçeje, 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Durrës, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ardi Rexhepi, në fshatin Xhafzotaj.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 makineri dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Ardi Rexhepi, 53 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike në sasi, i pëpunonte në banesë dhe i ndante në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.