Kryesore

“Duhet të ishim më shumë agresivë ndaj Suedisë”-Reagon Duka: Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se…

22:59 - 25.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria u mposht nga Suedia në miqësoren e dytë të muajit mars me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.




Në lidhje me këto dy paraqitje ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit. Gjithsesi sipas numrit 1 të FSHF-së, lojtarët duhet të ishin më shumë agresivë.  

REAGIMI I PLOTË I DUKËS:  

Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.