Kronikë

EMRI/ Me armë dhe municion luftarak, ja kush është policja e burgjeve që u arrestua me 4 të rinjtë

11:36 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka vendosur në pranga 5 të rinj, mes tyre edhe një efektive e policisë së Burgjeve, që kishin mbushur valixhen me armë dhe kishin ardhur nga Shkodra për t’i shitur në Tiranë.




Të arrestuarit janë Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denis Hasaj, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe dhe Mirjan Hasaj 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Të rinjtë u kapën nga uniformat blu në një parking në Rrugën e Rinasit dhe brenda automjetit ku udhëtonin iu gjetën 9 armë me krëhër e municion luftarak.

Mësohet se ata kishin vendosur 4 automatikë dhe 5 pushkë në një valixhe në bagazhin e mjetit tip BMW, që drejtohej nga Mirjan Hasaj. Dyshohet se pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë”, raporton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.