BOTA

FOTO/ Tymi i zi dhe mbetje në ujë, ja çfarë mbeti nga përplasja e anijes me urën

11:15 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imazhet nga vendngjarja tregojnë momentet para dhe pas shembjes së urës Francis Scott Key në orën lokale 01:28 në Mayrland, SHBA.




Në pamjet e të dhënave të gjurmimit detar tregohet se anija e kontejnerëve Dali humbi energjinë, ndryshoi kursin e saj dhe filloi të nxirrte tym të zi përpara se të godiste urën Baltimore.

Ndërsa Dali i afrohet urës Francis Scott Key duket se humbet fuqinë për rreth 60 sekonda.

Pak më shumë se një minutë më vonë nga anija fillon të dalë tym i zi, dritat fiken për herë të dytë rreth dy minuta para se të godasë urën, e cila shembet katër sekonda më vonë.

Ndërkohë mbetjet e urës së madhe prej çeliku shihen duke dalë nga uji ndërsa afrohet agimi në Maryland.

Deri në 20 persona mendohet të jenë në lumë pas shembjes së urës në orët e para të mëngjesit.

Anija mësohet se u dëmtua nga incidenti, por nuk raportohet për të lënduar apo ndotjeje të lumit Patapsco.

Në një tjetër imazh tregohet anijen e kontejnerëve Dali nën urën e shembur. Dëme të konsiderueshme duket se janë shkaktuar në harkun e anijes.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.