BLUETOOTH

VIDEO/ U largua nga “Grande Fratello” dhe hyri në “BBVA”, në finale produksioni “merr hak” ndaj Heidi Baçit! Çfarë ndodhi?

12:57 - 26.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Heidi Baçi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Italia”, ku pas vizitës të babait të saj, ajo la në mes garën për të fituar çmimin e madh, pas i ati nuk dëshironte që ajo të lidhej me aktorin Massimiliano Varrese, i cili ishte në një moshë shumë të madhe se ajo.




Pasi hoqi dorë nga “Big Brother Italia”, bukuroshja u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, ku krijoi një romancë me Romeo Veshaj, e cila nuk zgjati shumë pasi përfundoi disa javë më pas.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e këtij reailty shoë, ku fituese u shpall banorja Perla Vatiero.

Gjatë spektaklit në studio u shfaq një video, ku tregonte debatet, puthjet mes çifteve dhe momentet më të bukura të të gjithë konkurrentëve të “Grande Fratello”, megjithëse ajo që u vu re ishte mungesa e Heidit.

Në asnjë moment sipërmarrësja nuk u shfaq në atë video, ndonëse ikja e saj nga shtëpia bëri bujë në mediat rozë.

Mesa duket vendimi i produksionit që momentet e Heidit në “Big Brother Italia” mos të shfaqeshin në këtë video erdhi si rrjedhojë e pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”.

Ky detaj nuk iu ka shpëtuar as ndjekësve, të cilët kanë shpërthyer në komente ndaj produksionit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.