LAJMI I FUNDIT

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

09:01 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kabë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.




Pattinson dhe partnerja e tij i kanë mbajtur shumë private detajet rreth foshnjës, duke mos zbuluar gjininë apo emrin.

Të dy u fotografuan së bashku me të porsalindurin teksa bënin shëtitje në Los Angeles, ndërsa aktori shihen duke shtyrë një karrocë bebash ngjyrë rozë që mesa duket zbulon gjininë e foshnjës.

Ata shoqëroheshin nga nëna e këngëtares, Elizabeth. Hera e fundit që Waterhouse u fotografua ishte në fund të shkurtit, kur ajo ishte ende shtatzënë.

Çifti, i cili është shumë privat për lidhjen e tyre, njoftoi shtatzëninë në nëntor .

Waterhouse po performonte me grupin e saj në Festivalin Corona Capital në Mexico City kur tha: “Mendova të vishja diçka me shkëlqim sot për të të larguar vëmendjen nga diçka tjetër që kam bërë. Nuk jam e sigurt nëse po funksionon”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.