BOTA

Tronditet Prishtina, vritet me armë zjarri një person dhe plagoset një grua

08:13 - 27.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë.




Ngjarja ka ndodhur rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytetin e Kosovës. Policia thotë se ende nuk janë identifikuar të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë raportohet se e plagosur ka mbetur një grua.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë policia, raportojnë mediat në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.