BOTA

E rëndë/ I riu vret me thikë 4 persona dhe plagos 5 të tjerë! Ja ku ndodhi sulmi

08:03 - 28.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë vrarë dhe 5 janë plagosur pasi u goditën me thikë nga një i ri në shtetin amerikan të Illinois.




Një nga të plagosurit raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë një 15-vjeçare, një grua 63-vjeçe, një burrë 49-vjeç dhe një 22-vjeçar.

Autori i dyshuar i krimeve mësohet se është një 22-vjeçar, i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia. Ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Sulmi brutal ndodhi në një lagje në harkun kohor prej rreth 20 minutash. Fillimisht autori u fut në shtëpi pranë kryqëzimit të rrugës Florence dhe Eggleston Road.
Një grua raportohet se në përpjekje për t’u larguar u godit me thikë në fytyrë dhe duar nga i riu dhe u plagos rëndë. Një grua që u përpoq ta ndihmonte gjithashtu u godit me thikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.