BOTA

Tronditëse/ Babai mbyt vajzën 18-vjeçare gjatë një debati, më pas paguan një të pastrehë që t’i djegë trupin (VIDEO)

08:00 - 28.03.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm. Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar. Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.




Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari ra në gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte trupin e saj mbrëmjen e së hënës. Më pas dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj. “Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale. Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën nën një pjesë të thyer të trotuarit nga kalimtarët. Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur personin e pajetë dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.