LAJMI I FUNDIT

Tregu bujqësor i deformuar po godet fermerin!

10:05 - 09.04.24 EDMOND PANARITI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PROF. EDMOND PANARITI




Spekulimi dhe anarkia te çmimet e shitblerjeve në bujqësi janë goditje për fermerin dhe konsumatorët! Derisa shantazhi dhe spekulimi nga “mjeshtrat” e allishverishit do të vendosin për çmimet e shitjes me shumicë të prodhimeve bujqësore, do të kemi fermerë të dekurajuar dhe të falimentuar. Do të kemi mbyllje të fermave, stallave dhe braktisje të prodhimit vendës. Do të kemi zaptimin e tregut bujqësor nga importet.

Nëse nuk krijojmë bursën bujqësore, me çmime të dakordësuara mbi bazë ankandi dhe me afat në shitblerje midis fermerëve dhe grumbulluesve e përpunuesve, jemi të mbaruar. Dikush është i interesuar për këtë anarki dhe kaos në treg.

Kartelet e importit e kanë pjesë të politikës tregtare, prishjen e tregut. Kjo është luftë! Në të cilën ne duhet të rreshtohemi përkrah fermerit tonë, përkrah industrisë sonë përpunuese.

Aktori kryesor mbetet shteti, i cili duhet të rishikojë tërësisht financimin dhe taksat mbi fermerin. Fondet për bujqësinë duhen pesëfishuar, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për prodhimet bujqësore vendëse duhet të ulet me katër herë dhe të mbetet në 5 për qind ashtu si dhe fqinjët. Marrëdhëniet prodhues-grumbullues duhen rregulluar ligjërisht në respekt të tregut të lirë dhe të konkurrencës. Spekulimi dhe spekulantët duhen ndaluar sepse ata deformojnë tregun dhe prishin kontratat. Ata godasin fermën shqiptare dhe prodhimin e saj. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një pikë fundore shkarkimi të prodhime bujqësore të importit. Nëse nuk ndërhyjmë për të rivendosur konkurrencë të ndershme në kosto dhe çmime të artikujve bujqësore, bujqësia dhe fermeri ynë falimenton. Ata fermerë që sot janë në protestë dhe po derdhin qumështin, po flakin perimet dhe frutat në kanal duhen mbrojtur duhen mbështetur. Marrëveshja e tregtisë së lirë, në kapitullin e saj “masat kundër flakjes” (anti dumping measures) na lejon t’u mbyllim derën prodhimeve skarco nën kosto, të cilat po shkatërrojnë tregun dhe po na falimentojnë bujqësinë. Është koha të vendosim në krahun e kujt do të jemi. Në krah të fermerit, grumbulluesit, përpunuesit tonë, apo në krah të kartelit të importeve!

Ish-ministër i Bujqësisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.