BOTA

Autori me thikë në dorë, pamjet nga sulmi në qendrën tregtare në Sidnei! Vrasësi qëllohet për vdekje nga policia, mes të plagosurve një foshnjë

10:32 - 13.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa persona u goditën me thikë në një sulm në një qendër tregtare. Të paktën 4 persona kanë vdekur nga sulmi, ndërsa raportohet për të plagosur, mes të cilëve edhe një foshnjë 9 muajshe që është dërguar në spital




Autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia, pasi sulmoi qytetarët në qendrën tregtare. Në një nga fotot ai shihet me thikë në dorë në Qendrën Tregtare Westfield në Bondi Junction.

Ndërsa në një imazh tjetër i shtrirë i pajetë në tokë pasi u qëllua për vdekje nga policia.

Dhjetra automjete policie dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa njerëzit u përpoqën të shpëtonin duke u larguar me vrap.

   


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.