Kronikë

“Është prona ime”- Kundërshtoi vendimin dhe pasi ofendoi gjyqtaren, tentoi ta godasë! Arrestohet 63-vjeçari

13:17 - 13.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 63-vjeçar ka ofenduar dhe ka tentuar të godasë gjyqtaren e çështjes pasi nuk ishte dakord me vendimin e saj




Ai ka kundështuar vendimin e magjistrates gjatë seancës në Gjykatën Administrative Lushnjë, duke e konsideruar të padrejtë dhe ka pretenduar se prona për të cilën po zhvillohej gjyqi i përkiste atij.

“Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij”, raportojnë uniformat blu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë efektivët të kanë prangosur 63-vjeçarin me iniciale J. K., banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Kundërshtoi vendimin e gjykatëses, gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie, dhe më pas tentoi ta godiste atë, kapet dhe ndalohet 63-vjeçari.

Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.